Fisnik Kërçeli flet për herë të parë pas zyrtarizimit si drejtor i ri sportiv i Prishtinës GB

Prishtina sot konfirmoi ndryshimet e para brenda kampit.

LEXO EDHE: Vitin e ri Prishtina e fillon me risi, konfirmon drejtorin e ri menaxhues dhe atë sportiv

Kryeqytetasit kanë konfirmuar se Fisnik Kërçeli do të jetë drejtor i ri sportiv i “bardhë e kaltërve”, përcjell GazetaBlic.

Nuk ka vonuar shumë dhe Kërçeli, përmes një komunikate në profilin zyrtar të rrjetit social “Facebook”, shprehu lumturinë me angazhimin në punën e re, teksa premtoi maksimumin për ta ndihmuar klubin më të madh kosovar drejt suksese të reja.

Më poshtë edhe postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

Ndjehem jashtzakonisht i kenaqur dhe i privilegjuar qe do te jem ne detyren e Drejtorit sportiv ne nje klub me tradite dhe Histori te pakontestueshme siq eshte F.C. Prishtina.
Angazhimi kryesor i imi do te jete qe orientimin e klubit ta mbaj vazhdimisht drejt synimeve per trofe dhe tituj.
Gje qe edhe i takon te jete aspirate e klubit Prishtina.
Gjithashtu Une, vazhdimisht do te angazhohem qe ne klub te ofroj lojtare me cilesi te deshmuar dhe talenta per te ardhmen qe do ta bartnin me nder fanelen e klubit tone.
Aspirate e imja eshte qe te punoj per te siguruar mireqenje te vazhdueshme ne klub, harmoni ne mes lojtareve dhe segmenteve tjera brenda klubit ne menyre qe qellimi yne i vetem dhe i perbashket te jete rruga drejt titujve dhe trofeve, meqe rast ne do te jemi vazhdimisht pjesmarres ne garat evropiane aty ku tashme Prishtina ka krijuar nje imazh tejet pozitiv.
Ne do ta rrisim ne vazhdimesi pjesmarrjen dhe prezencen tone neper gara evropiane dhe te arrijme respektin e merituar qe na takon.
Faleminderit!

/GazetaBlic/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *