Florent Hasani: Në vitin 2021 do të kthehemi më të fortë GB

Florent Hasani, mesfushori i kombëtares së Kosovës dhe Diosgyori ka komentuar paraqitjet e tij në vitin 2020.

Hasani e komenton vitin 2020 si shumë të vështirë – për shkak të problemeve që ka shkaktuar pandemia, si në aspektin individual ashtu edhe për klubin dhe kombëtaren e Kosovës.

“Në përgjithësi ka qenë një vit i vështirë për të gjithë si pasojë e problemeve që ka shkaktuar pandemia, ka qenë vit i vështirë edhe për mua individualisht, poashtu edhe për ekipin, për shkak që në formën më të mire që kemi qenë edhe është ndërprerë kampionati për rreth 2 muaj dhe ka pasur ndikim negativ, por shpresoj që viti 2021 të jetë vit i mbarë për të gjithë me shpresën që edhe pandemia të kaloj”, tha fillimisht Florent Hasani për “GazetaBlic Sport”.

Ai thotë se tek klubi i tij gjithçka po shkon mirë aktualisht, megjithatë ka ndikuar pandemia – pasi ndeshjet po luhen pa tifozë…

“Tek klubi gjithçka po shkon mirë, duke marrë parasysh vështirsitë që kanë qenë këtë vit nga pandemia, prapë jemi munduar që t’i kthehemi normalitetit, por me disa ndryshime, e ndryshimi me i madhë është që kemi luajtur shumë ndeshje pa tifozë, në aspektin individual e kam gjetur veten mjaftë mire edhe shpresoj që në vitin e ardhshëm të kthehem në formën që kam qenë në fillim të vitit 2020”, vazhdoi Hasani.

23 vjeçari thotë se pandemia ka ndikuar edhe tek kombëtarja jonë – me mungesa, e vështirësi – por beson se vitin e ardhshëm do të kthehen tek rezultatet pozitive.

“Pandemia ka ndikuar shumë edhe tek Kombëtarja, kemi pasur shumë vështirësi, shumë mungesa, lëndime, e poashtu lojtarë nganjëherë nuk janë lejuar të udhëtojnë për në Kosovë, rezultate nuk kane qenë si kemi dashur, por në vitin tjetër do kthehemi shumë më të fortë me rezultate pozitive dhe së bashku me rikthimin e tifozëve të fitojme dhe te marrim sa ma shume rezultate pozitive”, vazhdoi ai.

Në fund, Florent Hasani ka folur edhe për të ardhmen e tij, ku tha se do ta respektojë kontratën e tij me klubin aktual, pavarësisht ofertave.

“Sa i përket të ardhmes momentalisht nuk mund të flas, ka pasur disa tentativa – por nuk kemi gjetur gjuhën e përbashkët, me klubin kam kontratë deri në qershor të vitit 2021 dhe e respektoj në maksimum”, përfundoi Florent Hasani.

/GazetaBlic Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *