
Nata e ndërrimit të motmoteve duket të mos ketë qenë edhe aq me fat për futbollistin e Galatasarayt.
Bëhet fjalë për Omar Elabdelaui, të cilit i shpërtheu fishekzjarri në fytyrë, pikërisht gjatë festimeve të mbrëmjes që shkoi, përcjell GazetaBlic.
Kapiteni i Norvegjisë dhe anëtari i skuadrës së madhe turke është transportuar menjëherë me autoambulancë për në emergjencë, teksa i janë kryer ekzaminimet e para.
Siç raportohet deri më tani në mediat turke, nga lëndimet ai mund ta humbë shikimin.
29 vjeçari aktualisht është i shtrirë në një nga spitalet e Stambollit, ndërsa lëndimi në fytyrë, mund t’i lë pasoja të parikuperushme, gjë për të cilën shpresojmë që t’mos i ndodhë, sepse atëherë automatikisht do t’i duhet ta mbyllë karrierën në futboll.
/GazetaBlic/