IKSHPK uron qytetarët: Janë bërë 1 vit nga fillimi i luftës me pandeminë, vazhdojmë tutje me të njëjtin intensitet të punës! GB

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përmes një shkrimi në profilin zyrtar në Facebook ka uruar qytetarët për vitin 2021.

Në këtë ditë nga IKSHPK-ja kanë bërë të ditur se janë bërë një vit nga fillimi i punës për parandalimin e pandemisë COVID 19.

“Njëvjetori i fillimit të punës në parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19! Urime Vitin e Ri të gjithë punëtorëve të Institutit Kombëtar në përballjen titanike me virusin më enigmatik deri tani në historikun e mjekēsisë!

Vazhdojmë tutje me të njejtën forcë profesionale, me motivim të lartë në mbrojtjen e shëndetit të të gjithë Qytetarëve të Republikës së Kosovës! Urime e shëndet të gjithëve”, shkruhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *