Kryeministri Hoti ndërrimin e moteve e pret me policët e stacionit në Rahovec GB

Kryeminsitri, Avdullah Hoti, në momentin e ndërrimit të motmoteve e ka vizituar stacionin policor në Rahovec, siç ka thënë, për të treguar respektin ndaj policëve mbarë Kosovës që në këto momente nuk ndodhen me familjet e tyre, por në krye të detyrës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Hoti përmes një shkrimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Orën finale të ndërrimit të moteve e kalova me policët e stacionit në Rahovec. Duke i uruar këta zyrtarë policor, dëshiroj të uroj të gjithë policët të cilët sonte, në këtë natë feste, janë në shërbim të qytetarëve, krahas mjekëve e infermierëve, zjarrfikësve dhe të tjerëve.
Ka qenë vit i vështirë për të gjithë dhe policia e jonë edhe një herë ka provuar se meriton respektin më të lartë për shërbimin ndaj qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *