
Ministri i Shëndetsisë, Armend Zemaj në ndërrimin e motmoteve ka vizituar Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ku pasi i ka përgëzuar për punën, ka theksuar se mantelbardhët e kanë dëshmuar vetën në çdo kohë.
Mjekët dhe infermierët janë heronjtë tanë.
Zemaj ka shkruar në Facebook se mjekët dhe infermierët janë heronjtë tanë.
“Po ashtu, e vizitova nënën dhe foshnjën e parë të vitit 2021. Foshnja e parë, ishte vajzë e shëndetshme dhe gjendja shëndetësore e nënës është e mirë. Hanës së vogël i dëshiroj rritje të shëndetshme. Mjekët dhe infermierët janë heronjtë tanë. Në festën e ndërrimit të motmoteve ata kujdesen për fillimin e mbarë të foshnjës së porsalindur”, ka shkruar ai.