“Ma bëre 2020-tën speciale”, Eros Grezda i bën si asnjëherë dedikim dashurie Oriolës GB

Një ndër çiftet më të komentuar të vitit që lam pas ishin padyshim futbollisti, Eros Grezda dhe modelja, Oriola Marashi.

Karantina u bë shkak që çifti më i ri i shoëbizit shqiptar të pikasej nga mediat rozë e më pas të konfirmonin çdo gjë duke u bërë qendër e vëmendjes.

Në natën e ndërrimit të viteve, futbollisti nuk ka rezistuar të publikoi një foto me modelen bukuroshe ku edhe mbishkrimi nuk ishte më pak i bukur.

“2020-ta nuk ishte më e mira, por ti ma bërë speciale. Të dua”, shrkuan Grezda.

Por urimi publik për partnerin nuk ka munguar as nga modelja ku shkruan:

“Gëzuar Vitin e Ri Eros Grezda. Lutem gjithmonë për ty. Të dua”.

Çifti nuk mund ta mbyllte më bukur vitin edhe pse nuk kanë festuar në praninë e njëri-tjetrit, por secili në familjen e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *