Manchester United fiton ndaj Aston Villas, barazon pikët me Liverpoolin e vendit të parë GB

Skuadra e Manchester United e ka nisur mbarë vitin 2021.

Manchester United ka fituar ndaj Aston Villas në ndeshjen e xhiros së 17’të të Premierligës me rezultatin 2:1, shkruan GazetaBlic Sport.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin 1:0, me golin e Anthony Martial në minutën e 40’të.

Në pjesën e dytë, Aston Villa e nisi më mirë dhe gjeti golin e barazimit me Traore, i cili shënoi në portën e De Geas pas 57 minutave lojë.

Por festa e mysafirëve nuk zgjati shumë, pasi “Djajtë e Kuq” shënuan menjëherë me anë të mesfushorit, Bruno Fernandes, i cili realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Manchester United me këtë fitore shkon në kuotën e 33 pikëve, po aq sa ka Liverpooli në vendin e parë, kurse Aston Villa ndodhet në vendin e gjashtë me 26 pikë.

/GazetaBlic Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *