Mërgimtarët pas festave lënë Kosovën, kaq kohë po presin në pikën kufitare në Merdare GB

Mërgimtarët sot e kanë marrë rrugën për t’u kthyer në shtetet evropiane ku jetojnë dhe veprojnë.

Në ditë pas festës së Vitit të Ri, në kufirin në Merdare janë krijuar kolona deri në një kilometër, e që pritjet janë deri në 120 minuta.

Në këtë pikë janë duke punuar të dyja sportelet.

Kujtojmë që këtë vit edhe pas shumë vështirësive për shkak të situatës me pandemi, shumë mërgimtarë kanë ardhur në Kosovë për festat e fundvitit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *