OBSH miraton vaksinën anti-Covid të Pfizer GB

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka miratuar për përdorim urgjent vaksinën e kompanive “Pfizer” dhe “BioNTech”, një vit pas përhapjes së koronavirusit.

“Ky është një hap shumë pozitiv drejt sigurimit të qasjes globale në vaksinat kundër Covid-19”, tha Dr. Mariangela Simao, asistente e drejtorit të përgjithshëm për qasjen në ilaçe.

“Por dua ta theksoj nevojën për një përpjekje edhe më të madhe globale për të arritur doza të mjaftueshme të vaksinës për t’i përmbushur nevojat e grupeve me prioritet gjithkund”, shtoi ajo.

Një vit më parë, kur rastet e para të koronavirusit ishin regjistruar në Kinë, nuk kishte ndonjë rast të konfirmuar jashtë këtij shteti. Megjithatë, tani në botë janë mbi 83 milionë njerëz të infektuar, ndërsa 1.8 milion kanë vdekur.

Më 2 dhjetor, Britania e Madhe u bë shteti i parë perëndimor që e miratoi për përdorim urgjent një vaksinë kundër koronavirusit, duke ia dhënë dritën e gjelbër pikërisht vaksinës së miratuar tash nga OBSh-ja.

Rreth 50 shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian, kanë dhënë leje për përdorimin urgjent të kësaj vaksine, shkruan Anadolu.

Vendimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për miratimin e përdorimit të vaksinës së Pfizer-it ua hap dyert shteteve për miratim më të shpejtë nga rregullatorët dhe për shpërndarjen e vaksinës nëpër spitale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *