Pacolli shprehë ngushëllime për vdekjen e Riza Smakës: Do të mbahet mend si nënshkrues i pavarësisë e si mik i mirë GB

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka shprehur ngushëllime për vdekjen e profesorit, Riza Smaka.

Pacolli thotë se Smaka ishte ndër bashkëpunëtorët e parë të tij në AKR dhe se do të mbahet mend si nënshkrues i pavarësisë e si deputet, përcjellë Gazeta Blic.

Mik të mirë e të sinqertë e cilësoi Pacolli Smakën.

Ky është postimi i tij i plotë:

Profesori i nderuar Riza Smaka na paska lënë.
Njëri ndër bashkëpunëtorët e mi të parë pas hyrjes së AKR në skenën politike, profesor Smaka do tê
mbahet mend ndër të tjera edhe si nënshkrues i deklaratës së pavarësisë se Kosoves si deputet i AKR.
Ishte mik i mirë, i sinqertë dhe njohes i mire i sistemit juridik.
Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *