Përdorimi i mjeteve piroteknike, të lënduar edhe fëmijë GB

Nata e fundit e 2020-ës për dikë ishte fatkeqe.

Kjo pasi morën lëndime si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike gjatë festimit.

Në mesin e të lënduarve ishte edhe një 43 vjeçar nga Malisheva, i cili tre gishtërinj të dorës i ka në gjendje të rëndë, njofton Klan Kosova.

Kirurgia plastike, Jehona Ukshini, e cila ishte kujdestare mbrëmë, ka treguar se si mund të jetë plagosur 43 vjeçari

“Fillimisht ai e ka përshkruar si bombë, mirëpo kur kemi biseduar me familjarët po del të ketë qenë një fishekzjarr apo diçka më e fuqishme”, ka thënë Ukshini.

Si shkak i lëndimeve, pacienti iu nënshtrua një intervenimi tre orësh. Ukshini ka thënë se lëndime kishin pësuar edhe fëmijët.

Mjeku i Klinikës Emergjente në QKUK, Agron Çitaku, ka thënë se numri i të lënduarve në festën e Vitit të Ri, ka qenë më i vogël se sa vitin e kaluar.

“Mund të them se numri i të lënduarve në këtë vit ka qenë më i vogël se në të kaluarën, mirëpo nuk duhet anashkaluar ky numër, i kemi pas 13 raste si pasojë e mjeteve piroteknike, dy prej tyre kanë qenë më të rënda të cilat janë intervenuar në sallën operative”, deklaroi Çitaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *