
Një shtëpi në rrugën “Rypaj” në Gjakovë është përfshirë nga zjarri dje.
Burime të “Sinjali”-t brenda Policisë në Gjakovë kanë bërë të ditur se zjarrfikësit kanë dalë në vend të ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin.
Sipas këtyre burimeve, ankuesi në polici ka thënë se vlera e dëmit të shkaktuar nga zjarri është rreth 2500 euro.
Arsyeja se pse erdhi deri te zjarri është duke u hetuar.