Përgjaket dita e parë e vitit, 34-vjeçari godet me thikë kunatin, vdes në spital GB

Orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë janë përgjakur nga një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në lagjen “5 Maji” në Tiranë.

Klajdi Shundi 34-vjeçar ka qëlluar me thikë kunatin e tij, Vladimir Zvezhda, i cili ka humbur jetën në spital.

“Plagosi me thikë me pasojë vdekjen kunatin e tij, vihet në pranga nga shërbimet e Policisë autori i dyshuar i ngjarjes. Rreth orës 03:45 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “5 Maji” pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta shtetasi K. Sh., 34 vjeç, në gjendje të dehur ka goditur me thikë në qafë kunatin e tij shtetasin V.Z., 42 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital.Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur identifikimin, hapjen dhe arrestimin e autorit. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shqiptarja.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *