Përleshje mes të rinjve në Prizren, theret me thikë një 18-vjeçar GB

Sonte në Prizren ka ndodhur një përleshje mes disa të rinjve, derisa një person është therur me thikë, njofton GazetaBlic.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së rajonit të Prizrenit, Vesel Gashi, teksa ka shtuar se viktima është duke marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Prizrenit dhe i njëjti ka marrë lëndime të rënda trupore.

“Rreth orës 17:10 minuta, në rrugën “Remzi Ademaj” ka ndodhur një incident, ku si pasojë ka marra lëndime trupore një i ri i moshës rreth 18 vjeçare. Policia ka dalë në vendngjarje dhe po merret me rastin, ndërsa nuk ka të arrestuar si të dyshuar rreth rastit në fjalë”, ka deklaruar Gashi./GazetaBlic

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *