Plagoset me plumb qorr ferizajasi derisa ishte duke i shikuar fishekzjarret në terrasën e shtëpisë së tij GB

Një person në Ferizaj është plagosur nga një plumb qorr derisa ishte duke shikuar fishekzjarrët në terrasën e shtëpisë së tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:10, ndërsa viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

“Ferizaj 01.01.2021-00:10.Nga Emergjenca e Ferizajt është raportuar se një person ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që i njëjti deri sa ka qenë në terasën e shtëpisë së tij, dyshohet se ishte plagosur nga një plumb qorr. Pas ndihmës mjekësore,viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësore. Rasti nën hetime nga njësitet policore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *