Policia e Kosovës: Festa e fund vitit kalon e qetë dhe pa incidente madhore GB

Policia e Kosovës, referuar urdhrit operativ të përgatitur për festat e fund vitit dhe fillim vitin e ri 2021 dhe bazuar në rastet e raportuara, vlerëson se ka kaluar një festë kryesisht e qetë dhe pa incidente madhore.

Planifikimi operacional i Policisë së Kosovës ka pasur për qëllim, mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në tërë territorin e Republikës së Kosovës, të cilat janë arritur përmes shtimit të masave të sigurisë, monitorimit të qytetarëve dhe zbatueshmëris së ligjit.

Pjesë e planit ka qenë shtimi i prezencës policore në zonat senzitive, në trafikun rrugor dhe shtimi i prezencës dhe vigjilencës policore në ambiente të hapura, në sheshe të qyteteve të ndryshme.

Festa e vitit të ri (2020/2021) kryesisht ka kaluar e qetë, me më pak incidente se vitin e kaluar, përjashtuar disa incidente të raportuara në Policinë e Kosovës dhe në qendrat mjekësore, që kanë qenë lëndime trupore, lëndime si pasojë e përdorimit joadekuat të mjeteve piroteknike, incidente zjarri dhe dëmtim prone.

Sa i përket sigurisë në trafikun rrugor, fatmirësisht nuk është evidentuar asnjë aksident me pasoja fatale, përveç atyre me dëme materiale dhe lëndime.

Policia e Kosovës duke iu uruar të gjithë qytetarëve vitin e ri 2021, njëkohësish përmes bashkëpunimit të ndërsjellët do të vazhdojë angazhimet e saja, drejt ruajtjes së rendit, sigurisë publike dhe parandalimit të krimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *