Shënoi 5 gola në ndeshjen e fundit, si ndodhi që Brahim Vojvoda ia rrëmbeu “Këpucën e Artë” Haxhi Zekës GB

Brahim Vovjoda është njëri ndër sulmuesit më të dalluar në futbollin kosovar ndër vite. 

Sulmuesi nga Skenderaj ka qenë fantastik në futbollin e pas luftës në Kosovë me golat dhe paraqitjet e tij, shkruan GazetaBlic.

Vojvoda pjesën më të madhe të karrierës së tij e kaloi te Drenica ku madje dy herë  e fitoi edhe çmimin e golashënuesit më të mirë të vitit në Kosovë.

Por, njërën prej tyre faktikisht ia pati ‘rrëmbyer’ nga dora rivalit të tij, Haxhi Zekës, i cili luante për Besën.

Në një rrëfim shumë interesant për GazetaBlic Sport ai ka treguar se si kishte ndodhur që ai kishte shënuar 5 gola brenda një takimi.

Luhej ndeshja Kosova e Vushtrrisë – Drenica. Takimi pati përfunduar 6:5, për vushtrriasit. Por, pesë golat për Drenicën i kishte shënuar pikërisht Vojvoda, me ç’rast edhe ia ‘rrëmbeu’ Haxhi Zekës ‘Këpucën e Artë’.

“Ne kishim një lojë me Kosovën e Vushtrrisë dhe ishim në një garë me futbollistin e Besës, Haxhi Zekën për golashënuesin e vitit. Unë dhe Zeka kishim një edicion fantastik dhe të dy shënuam shumë gola gjatë gjithë vitit. Kosova e Vushtrrisë ishte ankuar për pritje të dobët në ndeshjen ndaj Besës asaj kohe në Pejë. Andaj ata nuk më pengonin fare që unë të shënoja gola. Për mua ishte interes që të shënoja sa më shumë që kisha mundësi andaj edhe realizova 5 të tilla. Në fund ndeshja kishte përfunduar me rezultat 6 me 5 për Kosovën e Vushtrrisë, kurse une fitova Këpucën e Artë” deklaroi Vojvoda.

/GazetaBlic/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *