Sot bëhet varrimi i katër anëtarëve në Pozheran të Vitisë GB

Varrimi i katër anëtarëve të familjes Zuka do të bëhet sot në ora 14:05 në varrezat e qytezës në Pozheran.

Kështu u bë e ditur nga një njoftimi në Facebook nga faqja e Pozheranit.

“Ju njoftojmë që varrimi i 4 të ndjerëve që vdiqën me 30.12.2020 Fetah Zukës, gruas së tij dhe djemëve bëhet sot në ora 14:05 në varrezat e Qytezës në Pozheran”, thuhet në njoftim.

Burri vrau dy djemtë e tij dhe gruan me armë zjarri, dhe në fund e vrau edhe vetën. Kjo ngjarje trishtoi gjithë vendin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *