Tri raste të dhunës në familje gjatë natës së Vitit të Ri në Kosovë GB

Një person është arrestuar në Malishevë, pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në orën 11:55 dhe viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Kurse, në Prishtinë është raportuar se pas një mosmarrëveshje familjare – të dyshuarit meshkuj, janë rrahur mes veti.

Rasti ka ndodhur në orën 00:00.

Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

E në Prizren është arrestuar një person, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe e ka kanosur babain e tij kosovar.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /kp

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *