Trupi i saj u gjet i copëtuar në një valixhe, zbulohet kush është gruaja e masakruar në Greqi GB

Trupi i pajetë i një gruaje 38-vjeçare nga Kina u gjet në një valixhe në një pyll të Greqisë.

Ajo është identifikuar Qiu Yun Lin ndërkohë që mediat greke raportojnë se ishte zhdukur në datën 17 Tetor nga zona e Metaxourgeio.

Trupi i saj u pikas nga gjuetarët të martën në mbrëmje dhe policia arriti ta identifikojë nga shenjat e gishtave.

Ditën e zhdukjes ai kishte veshur këpucë të zeza, xhinse, xhaketë të zezë dhe kishte një çantë ngjyrë kafe. Nga ekzaminimi mjeko-ligjor rezultoi se trupi i përkiste një gruaje rreth 35-vjeç.

38-vjeçarja nga Kina ishte parë për herë të fundit në një qendër tregtare në qendër të Athinës.

Policia ka vazhduar kërkimet për autorët e vrasjes së saj. Nga dyshimet paraprake, gruaja mund të jetë mbytur dhe më pas është futur në valixhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *