Vdes në QKUK punëtori që u rrëzua dy muaj më parë GB

Ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, viktima i cili ishte rrëzuar më datë 3 tetor, në një shtëpi private derisa ishte duke punuar.

Rasti ka ndodhur para dy muajve në fshatin Shkabaj, ndërsa nuk ka arritur t’i bëjë ballë më gjatë plagëve të marra nga lëndimi.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Fsh. Shkabaj 03.10.2020 – 9:30. Me 31.12.2020 është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte i lënduar pasi ishte rrezuar nga një shtëpi private ku kishte qenë duke punuar. I njëjti ishte duke u trajtuar në QKUK dhe si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *