
Anthony Joshua dhe Tyson Fury janë gati për një nga meçët më të mëdha të boksit britanik dhe botëror në historinë e re të këtij sporti.
Pritet të jetë një natë e jashtëzakonshme e boksit ajo kur të dy bokserët do të ngjiten në ring për t’i kryqëzuar dorëzat e boksit me njëri-tjetrin, shkruna GazetaBlic.
Anthony Joshua i gatshëm të bëjë sakrifica të mëdha për të siguruar ndeshjen ndaj Tyson Fury. Kampioni në fuqi ka treguar paraqitje fantastike ndaj Pulev dhe synon të bëhet kampion absolut në kategorinë e rëndë të boksit.
Në anën tjetër, Fury e pret me padurim një meç me Joshuan, madje ka paralajmëruar që do ta nokautojë atë më së largu deri në raundin e katërt.
Një meç mes dy bokserëve mund të programohet për muajin qershor, gjithmonë nëse ka marrëveshje mes dy palëve.
/GazetaBlic/