Vitin e Ri e pritën në Klinikën Infektive, flasin të infektuarit me COVID-19 GB

Shumë familje kosovare kanë bërë përgatitjet e tyre për Vitin e Ri dhe i kanë tryezat e mbushura plotë.

Në Klinikën Infektive nuk ka ngjyra feste, përveç të disa kapelave bardh e kuq që po i mbajnë infermierët e kësaj klinike, kjo për shkak që sado pak të përçojnë ngrohtësi tek pacientët e tyre, njofton Klan Kosova.

Por, a e kishin menduar këta qytetarë se fundviti do t’i gjejë brenda hapësirave spitalore?

Padyshim se përgjigja e tyre është “Jo”.

“Se kisha menduar kurrë që do të ndodhë kështu, sëmundjen e kam pas të rëndë, tani jam më mirë”, tregon Zejnie Maliqi e prekur nga COVID-19.

“Jo për nder se kisha menduar një gjë të tillë…, në fakt nuk kam besuar që virusi mundet me qenë kaq i rëndë”.

Mungesa e familjes

Për dikë ngrohtësinë e familjes në këto ditë feste e ka zëvendësuar me personelin e këtushëm.

“Është normale të të mungoj familja, na mungon, por familjen e dytë unë e kam gjetur këtu….Nga drejtoria, mjekë, infermierë deri te pastruesit na kanë dhanë buzëqeshja që na kanë shëruar”, thotë Gani Morina i infektuar.

Dëshira e pacientëve të prekur për Vitin e Ri!

Të gjithë luten dhe duan që virusi të mos ekzistojë dhe të kenë shëndet.

Edhe për profesionistët shëndetësorë kjo ditë është e zakonshme, por jo e lehtë për familjarët e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *