A do t’i lejohet kandidimi në zgjedhje, flet Albulena Haxhiu?

A do t’i lejohet kandidimi në zgjedhje, flet Albulena Haxhiu?

[ad_1]

Ish-ministrja e Drejtësisë dhe anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka folur rreth asaj se a i lejohet kandidimi në zgjedhjet e ardhshme.

Haxhiu në një intervistë për klankosova.tv ka thënë se mbështetja për LVV-në është dyfishuar duke shtuar se partitë tjera i kanë vendosur Qeverisë Kurti “kleçkën” në momentet më kritike për qytetarët e vendit.

“Fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet që do të mbahen në fillimvit është e pashmangshme. Hilet e pengesat potenciale deri atëherë vetëm sa e rrisin Lëvizjen dhe sa do ta thellojnë fitoren. Këtë e kemi dëshmi nga e kaluara”.

“Ne e kemi parë që mbështetja për Lëvizjen është dyfishuar pikërisht atëherë kur ky klub i stërvjetëruar politik i vendosi kleçkën Qeverisë Kurti në momentet më kritike për qytetarët e vendit. Kujtimi është shumë i freskët. Qytetarët e kanë ndarë mendjen. Ky është përcaktim i tyre. Tash është përgjegjësi e jona që t’i përgjigjemi me punë e besnikëri atyre”, ka thënë Haxhiu.



[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *