Aksident tragjik: Përmbyset një autobus në Algjeri, ndërrojnë jetë 20 persona GB

Aksidenti, i cili ndodhi të enjten në provincën jugore të Tamanrasset, plagosi 11 vetë, tha agjencia në një raport, duke cituar shërbimin e mbrojtjes civile.

Shumica e viktimave janë të kombësive të ndryshme afrikane, raporton APS, pa dhënë detaje të tjera,

Një shtetas algjerian ishte mes të vdekurve, raportoi portali algjerian i lajmeve Elkhabar. Shkaku i aksidentit nuk dihet ende.

Tamanrasset, e vendosur jo shumë larg kufijve me Mali dhe Niger, konsiderohet si një pikë tranziti për migrantët afrikanë që duan të shkojnë në Evropë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *