Arrestohet gjakovarja, e rrahu burrin dhe e bëri për spital GB

Një grua është arrestuar dje në Gjakovë pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj.

Policia njofton se si pasojë e dhunës, viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, e dyshuara lirohet në procedurë e rregullt”, thuhet në raport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *