Befasi e dorës së parë, Senad Alirifa largohet nga Malisheva

Befasi e dorës së parë, Senad Alirifa largohet nga Malisheva

[ad_1]

Senad Alirifa nuk është më trajner i Malishevës.

Këtë e ka konfirmuar vetë trajneri nga Rahoveci para pak çastesh përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, përcjell GazetaBlic.

Alirifa, pas afro tri vitesh të kaluara në “Liman Gegaj”, po largohet kokëlartë, pasi para dy edicionesh arriti historinë me klubin nga qendra e Kosovës, duke e ngritur në një rang më të lartë garash.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Faleminderit MALISHEVË
Pas një takimi me drejtorin e klubit, arritëm të përfundojmë bashkëpunimin 3 vjeqar me Fc Malishevën.
Ishin 3 vite të lavdishme me shumë suksese duke filluar nga ngritja në ligën e parë, pastaj ekip pretendent për superligë, dhe tani po e lë në krye të klasifikimit ekipin me të cilin jam shumë krenar për këto rezultate që kemi arritur. Gjithsesi për këto suksese dua të falënderoj përzemërsisht njerëzit që më kanë qëndruar pranë: Driton Morina, Kastriot Kafexholli, Kastriot Telaku, Skender Ulluri, Shkumbin Hoxhaj. U jam mirënjohës përherë për mbështetjen që më ofruan.
Klubit i uroj suksese në pjesën e mbetur me shpresë që të vazhdojnë të qëndrojnë aty ku e lamë.
Nga sot jam i lirë dhe i hapur per ofertat tjera!

https://www.facebook.com/senad.alirifa/posts/3664172850331846

/GazetaBlic/



[ad_2]

Source link
[source_url_encoded], [title_words_as_hashtags]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *