Betim Gjoshi: Vjosa Osmani e nisi 2021 duke vjedhur sloganin tonë! GB

Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka reaguar pasi Vjosa Osmani ka publikuar sloganin me të cilin do të kandidojë në zgjedhje me “Iniciativën” e saj, shkruan Gazeta Blic.

Gjoshi thotë se Osmani e nisi 2021 duke vjedhur sloganin e PDK-së, të cilin ata e kishin përdorur në vitin 2004.

“Çdo ditë rrijnë duke na shajtë dhe në fund të fundit nuk arrijnë të nxjerrin as edhe një sllogan të vetëm dhe origjinal”shkruan Gjoshi në Facebook.

Postimi i plotë:

VJOSA E NISI VITIN E RI 2021 DUKE NA VJEDHUR SLLOGANIN E 2004
Nuk e prita që ditën e parë të vitit të ri të merrem me reagime politike.
Por, ja që Vjosa Raif Osmani nuk të lë pa komentuar.
Çdo ditë rrijnë duke na shajtë dhe në fund të fundit nuk arrijnë të nxjerrin as edhe një sllogan të vetëm dhe origjinal.
Në vitin 2019 LDK-ja na e mori (vjedhi ?) slloganin tonë të 2004-tes. Me 1 janar 2021 Vjosa e vazhdoi traditën e ish-partisë.
Kjo tregon se qysh PDK-ja i ka fjaltë që i qëndrojnë viteve.

Vjosa Osmani zbulon moton e fushatës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *