Covid-19: Izraeli vendi i parë në botë me shkallën më të lartë të vaksinimit deri tani GB

Izraeli ka vaksinuar më shumë se një milion persona kundër COVID-19 , duke u bërë kështu vendi i parë me shkallën më të lartë mesatare në botë sa i përket imunizimit të popullsisë.

Izraeli ka një normë prej 11.55 dozave për 100 njerëz, ndjekur nga Bahreini në 3.49 dhe Mbretëria e Bashkuar në 1.47. Më shumë se 1.8 milion njerëz kanë humbur jetën deri tani nga virusi në të gjithë botën.

Shifrat krahasuese për vaksinimin janë mbledhur nga e gjitha bota.

Ata përllogarisin numrin e njerëzve që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19. Shumica e vaksinave të aprovuara për përdorim deri më tani mbështeten në dy doza, të dhëna më shumë se një javë larg.

SHBA ranë janë shumë larg nga synimi i saj për të vaksinuar 20 milion njerëz siç e kishin parashikuar deri në fund të vitit 2020, me vetëm 2.78 milion vaksina deri më 30 Dhjetor.

Pse Izraeli ka arritur kaq shumë përpara?

Izraeli filloi vaksinimet në 19 Dhjetor dhe vaksinon rreth 150,000 njerëz në ditë duke u dhënë me përparësi personave mbi të 60-at, punonjësit shëndetësorë dhe njerëzit që kanë probleme të tjera klinike. Izraeli ka ndarë në mënyrë të sigurt dërgesat e vaksinës Pfizer, e cila duhet të ruhet në -70C, tha Ministri i Shëndetësisë Yuli Edelstein për lajmet në TV YNet. Kjo do të thotë që grupe të vogla të vaksinës mund të dërgohen në komunitetet e largëta. Kryeministri Benjamin Netanyahu, i cili ka filluar fushatën për rizgjedhje, ka parashikuar që Izraeli mund të dalë nga pandemia që në shkurt. Tani vendi gjendet në bllokimin e tretë kombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *