Deputeti i AAK-së: Haradinaj si president garanton siguri e stabilitet GB

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla ka thënë se Ramush Haradinaj çdo herë ka përfaqësuar një figurë unifikuese.

Ai në një intervistë në faqen zyrtare të AAK-së ka folur për jetën e tij personale, profesionale, përjetimet e tij si ushtar i UÇK-së si gjashtëmbëdhjetëvjeçar, sukseset gjatë karrierës së tij si pjesë e AAK-së.

“Vendosmëria e Ramush Haradinajt na ka bërë që ne të kemi ndjenjën e një qytetari të lirë duke qenë zot shtëpie në shtëpinë tonë. Ky është fakt që është dëshmu”, tha Syla.

Ai përfundoi se Ramush Haradinaj si president garanton siguri, stabilitet dhe unitet politik./GazetaBlic

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *