Dumoshi: Së shpejti do të përgatisim dosjet për aplikim në UNESCO GB

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka thënë se shumë shpejt do t’i përgatisin të gjitha dosjet e nevojshme për aplikim në UNESCO.

Ministrja Dumoshi theksoi se çështja e pranimit në UNESCO është politike, por shpreson që me ndihmën e ndërkombëtarëve Kosova do ta kalojë këtë proces.

“Ka qenë një këmbëngulje mjaft e madhe e mija që kemi filluar me listën e trashëgimisë shpirtërore t’i qesim në pah pjesën tonë më të bukur dhe ta bëjmë dosjen e tyre. Ne duhet të përgatitemi si Kosovë për aplikimin në UNESCO. Kështu herën e kaluar për shumë pak vota nuk arritëm, por ajo na ka dhënë një mësim të mirë që neve si institucione brenda për brenda duhet të angazhohemi të gjithë për ta çuar procesin përpara. Edhe besoj që shumë në shpejt ne t’i përgatitim të gjitha dosjet dhe të kalojë UNESCO. Këto janë edhe çështje politike dhe uroj që të na ndihmojnë ndërkombëtarët në këtë proces si Kosovë me një trashëgimi e cila është mjaft e pasur kulturore”, u shpreh ajo, për Ekonomia Online.

Dumoshi ka treguar se në vitin që e lamë pas. Për shkak të pandemisë, kjo ministri ka punuar me 30 për qind të stafit, raporton EO.

Më tej, Dumoshi tha se përkundër sfidave që janë ballafaquar institucionet e MKRS-së si pasojë e pandemisë, me angazhimin e komunitetit artistik kanë arritur që t’i ofrojnë publikut disa programe.

“Sigurisht që kjo situatë ka ndikuar në pjesën globale të botës po edhe neve si Kosovë dhe sidomos ka prekur mjaft edhe institucionin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit është mjaft e madhe me pjesëmarrje të madhe të njerëzve të cilët përfaqësohen si në nivelin e kulturës dhe në nivelin e rinisë dhe të sportit. U gjendëm para një situate të panjohur te virusit Covid, por me angazhimin e tyre ne patëm organizuar që sidomos pjesën e parë të pandemisë t’i afrojmë publikut sado pak programe të ndryshme nëpërmes rrjeteve sociale”, u shpreh ajo.

Mes tjerash, Dumoshi tha se Ministria e Kulturës për herë të parë i ka mbështetur organizatat e pavarura me shumën më të madhe me 1 milion e 538 mijë.

“Kosova është sfiduar në çdo nivel qoftë atë shtetëror, por edhe në sektorët private. Ministria e Kulturës institucionet e veta nuk i ka lënë keq. Ata kanë pasur buxhetin edhe pse ministria ka punuar me 30 % staf gjatë këtij viti. Kurse sa i përket organizatave të pavarura Ministria e Kulturës në programin e vet këtë vit është hera e parë që i ka mbështetur me shumën më të madhe me 1 milion e 538 mijë ku një pjesë e madhe e tyre është shpërndarë dhe do të shpërndahet edhe pjesa tjetër. Por gjithsesi është tregua kujdes i veçantë edhe nga plani i rimëkëmbjes ekonomike ku kryeministri Hoti ka bërë një punë të shkëlqyer dhe edhe MKRS iu ka ndarë 5 milionë euro”, tha ajo për Ekonomia Online.

Ministrja Dumoshi tregoi për ndarjen e fondeve, duke thënë se për thirrjen për financim të artistëve individual ka pasur rreth 700 aplikues.

“Tash fazën e parë e kemi shpërndarë ku tek rinia është ndarë 1 milion nëpërmes një memorandumi që e kemi bërë me UNDP është bërë shpallja që të jenë pjesë e punës praktike 6 mujore e cila do të jetë me pagesë. Te pjesa e sportit është ndarë 1 milion e gjysmë dhe ajo është shpërndarë nëpërmes Komiteti Olimpik ku përfitues kanë qenë 25 mijë e 300 sportistë. Sa i përket kulturës keni bërë thirrje për pjesën ë artistëve individual. Kemi pasur rreth 700 aplikues. Fazën e parë e kemi kryer dhe tash është faza e pagesave. Unë kam pasur kontakte të vazhdueshme me komunitetin kulturor që nga pandemia për hartimin e kritereve kështu që në një far forme për shumë aspekte jemi pajtuar”, u shpreh ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *