Fillim i mbarë i vitit për Harry Kane: Gol, fitore dhe një djalë! GB

Një fillimviti më të mirë as në ëndrrat më të bukura nuk e sheh një futbollist.

Harry Kane, duket të ketë qenë i lumtur ditën e dytë të vitit të ri, pasi brenda pak kohe ka shënuar momente shumë të mira, përcjell GazetaBlic.

Ai fillimisht realizoi gol nga pika e bardhë në minutën e 29, para se të asistonte për Son-Heung Ming në të 43’tën.

Ndërkaq, pas fitores 3-0 ndaj Leeds, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, përfaqësuesi anglez konfirmoi se edhe është bërë baba.

“Duke filluar vitin në mënyrën më të mirë. Fitore, gol dhe djalë. Çfarë jave”, ka shkruar mes tjerash ai.

/GazetaBlic/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *