Gani Geci me këshilla për Osmanin: Duro Vjosë, mos u bashko me armikun për shkatërrimin e shtëpisë tane! GB

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, ka ardhur ditën e sotme me disa këshilla për Vjosa Osmanin, shkruan Gazeta Blic.

Geci në shkrimin e tij në Facebook e ka këshilluar Osmanin të mos garojë në asnjë listë zgjedhore të partive të tjera por të gjithashtu të mos pranojë të hyjë edhe e vetme në garë.

Tutje Geci ka thënë se arma kryesore e Rugovës ka qenë durimi prandaj Osmani duhet të durojë  dhe nuk duhet t’u bashkohet armiqve për shkatrrimin e shtëpisë së saj.

Postimi i plotë:

Një këshill pa para për Vjosa Osmanin
Nese Vjosa Osmani pretendon ndoniher të kthehet në LDK për ndryshime siq edhe pretendonte atehere po e kshilloj mos garo ne listat zgjedhore të partive tjera
Mos prano te hysh në garë as e vetme
Arma kryesore e presidentit Rugova ka qenê Durimi Duro.
Mos ju bashko Armiqve të shtepis tane per shkatrrimin e Shtepis tane sepse me shkatrrinin e shtepis tane ski ku rrin as vetë.
Mos nderto kasolla kur e ke shtepin sepse kasollat nuk po i qendrojshin furtunave dhe reshjeve të rrembyeshme Duro se Durimi është virtyt i forcës .
Krejt këte po e them nga përvoja ime e ndertimit të kasollave qe me vo i rrenoj breshëri.
Nese nxitoheni tani ,dikur ma vonē kurë do te iu prishet kasolla do te trokitni ne te gjitha dyret e shtepive politike per të hyr brenda.
E di se kësaj radhe. edhe mun te ju qesin të paren në listë partit qe deshirojn shkatrrimin tënd dhe shtëpis tënde por vetem ksaj radhe.
Po hypni me anije te huaj me ekupazh te huja por edhe udhetaret jan te pa njohur per ty.
Mendohu mire para se me pre se ka me te ra shkurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *