Humb jetën nga Covid-19 një 33 vjeçar nga Malisheva GB

Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me Covid 229 persona si dhe kanë humbur jetën katër të tjerë, shkruan Gazeta Blic.

Fatkeqësisht betejën me Covid e ka humbur edhe një 33 vjeçar nga Malisheva.

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (62 vjeç), Malishevë 1 rast (33 vjeç), Skenderaj 1 rast (71 vjeç).

Njoftimi i plotë:

363 TË SHËRUAR DHE 229 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.294 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 229 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (62 vjeç), Malishevë 1 rast (33 vjeç), Skenderaj 1 rast (71 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 51.731 raste nga 186.031 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.340 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 363 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 42.215 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.176.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 101 raste, Podujevë 20 raste, Pejë 17 raste, Ferizaj 14 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Gjakovë 9 raste, Istog 9 raste, Mitrovicë 8 raste, Lipjan 7 raste, Obiliq 5 raste, Vushtrri 5 raste, Suharekë 4 raste, Prizren 3 raste, Rahovec 3 raste, Drenas 2 raste, Kamenicë 2 raste, Klinë 2 raste, Skenderaj 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjilan, Junik, Malishevë, Novobërdë dhe Shtime.
IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *