Inzaghi: Muriqi? Duhet të keni durim

Inzaghi: Muriqi? Duhet të keni durim

[ad_1]

Trajneri i Lazios, Simone Inazghi, ka folur në një konferencë për media në vigjilie të ndeshjes me Genoan.

Mes shumë çështjeve të diskutuara, ai ka përmendur edhe Vedat Muriqin, për të cilin shprehet se është i bindur që do bëhet i rëndësishëm për ekipin, përcjell GazetaBlic.

Tutje, lidhur me këtë Inzaghi shtoi se të njëjtin problem e kishin edhe Luis Alberto, Caicedo e Milinkovic Savic.

“Sa i përket Muriqit mendoj se vitet e fundit ka ndodhur e njëjta gjë me lojtarë të tjerë, si Luis Alberto, Caicedo e Milinkovic-Savic. Këta të fundit kishin gjithashtu probleme në vitin e parë.

Janë futbollistë të rinj dhe vijnë nga një vend e kulturë tjetër, prandaj duhet të keni durim me adaptimin e tyre.

Por, në aspektin afatgjatë, jam i bindur se do të bëhet lojtar kyç në skuadrës. Normale që i duhet ndihmë. Duhet ta ndiejë besimin e stafit, trajnerit e të personave tjerë të rëndësishëm. Jam i kënaqur me atë që ka dhënë në fushë, por jam i bindur se do të bëjë edhe më shumë në vazhdim”, ka thënë mes tjerash ai.

/GazetaBlic/



[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *