Ja se si ta dalloni nëse skuqja juaj është Covid, sipas mjekëve

Ja se si ta dalloni nëse skuqja juaj është Covid, sipas mjekëve

[ad_1]

Sëmundja Covid mund të vijë me një sërë simptomash nga gulçimi te simptomat që maskojnë veten si ftohje e zakonshme e deri tek rastet kur pacientët nuk kanë fare simptoma.

Por një nga aspektet më të çuditshme të Covidit ka qenë efekti i tij në lëkurë shkruan Best Life përcjell Gazeta Shneta.

Ekspertët ende po përpiqen të përcaktojnë tiparet e dallueshme të skuqjeve të lidhura me Covid.

Si duket skuqja?

Shumica e sëmundjeve që shfaqen në lëkurë kanë skuqje të dallueshme, por skuqjet e lidhura me Covid mund të marrin pamje të ndryshme.

Sipas ‘Akademisë Amerikane të Dermatologjisë’, skuqjet e Covidit mund të shfaqen si “një skuqje e copëtuar, gunga – kruarje, pika të rrumbullakëta”.

Akademia Amerikane e Dermatologjisë poashtu vëren se më shumë kërkime duhet të kryhen për të përcaktuar kohëzgjatjen e skuqjeve të Covidit, megjithatë, “raportet sugjerojnë që një skuqje zgjatë zakonisht midis dy deri dymbëdhjetë ditë, me shumicën e njerëzve që kanë një skuqje të lëkurës për tetë ditë”.

Megjithëse skuqjet e Covidit mund të ndodhin në pjesë të ndryshme të trupit, duke përfshirë barkun dhe krahët, një nga simptomat më të zakonshme të lëkurës që lidhen me Covid ndodh në gishtat e këmbëve.

Andaj, gishtërinjtë Covid shfaqen si “njollë blu ose vjollcë e gishtërinjve”, thotë mjeku dhe eksperti i sëmundjeve infektive Dr. Ceppie Merry.

“Gishtërinjtë e këmbës gjithashtu mund të jenë të dhimbshëm dhe të fryrë” sipas Dr. Merry.

Nëse po përjetoni simptoma të tjera të zakonshme të Covidit së bashku me skuqjen tuaj – si një kollë, ethe, probleme me frymëmarrjen, lodhje, dhimbje koke, rrjedhje hundësh ose humbje të shijes ose erë – atëherë është e mundur që skuqja juaj të ketë lidhje me virusin dhe është koha të kontaktoni mjekun tuaj. /Gazeta Shneta/

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *