Keku konfirmon trajnerin e ri, shpalos edhe synimet e klubit GB

Skuadra e Kekut nuk po kalon nëpër një formë të mirë këtë edicion.

Elektricistët pozicionohen në vendin e fundit të grupit B në Ligën e Parë, me vetëm 12 pikë të arkëtuara pas 14 javësh, përcjell GazetaBlic.

Ndryshimi është më se i nevojshëm për ekipin nga “Agron Rama”, andaj edhe ka filluar të mendojë për stinorin pranveror.

Para pak çastesh, përmes rrjetit social “Facebook”, Keku ka konfirmuar se trajner i skuadrës do të jetë Naim Kodraliu.

Kjo nuk do të jetë hera e parë që ai drejtorin ekipin nga Kastrioti, teksa këtë vit do të ketë synime të tjera, pra mbetjen në rangun e dytë të futbollit kosovar.

Më poshtë edhe postimi i plotë pa ndërhyrje:

Naim Kodraliu rikthehet në shtepin e tij:
Ish lojtari dhe gjithashtu edhe ish treneri ynë , eshte rikthyer në shtepi.
Pas bisedime me Presidentin Besnik Mjeku është marrë vendim që ekipen në gjysmë sezonen e mbetur ta udhëheq Naim Kodraliu me të vetmin qellim mbetja në ligë.
Të hënën në ora 12:00 ekipa do të filloj pregaditjen për gjysmë sezonen e mbetur , gjithashtu ditëve në vazhdim do të ju bejm të dituara edhe afrimet dhe largimet që kanë ndodhur në ekipin tonë.
Forca djema , ju prift e mbara ?

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1089143961550893&id=539635319835096

/GazetaBlic/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *