Këto janë shenjat më të hershme që keni infeksion Sars-CoV-2, zbulon studimi i fundit

Këto janë shenjat më të hershme që keni infeksion Sars-CoV-2, zbulon studimi i fundit

[ad_1]

Një studim i ri ka treguar se nga simptomat që ne i shoqërojmë më fort me virusin nuk priren të shfaqen si shenjat e tij më të hershme.

Ky studim i kryer nga hulumtuesit në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Indiana në bashkëpunim me Survivor Corps, theksuan gamën e gjerë të simptomave fillestare që përjetojnë pacientët në ditët e para të infeksionit, shkruan Best Life përcjell Gazeta Shneta.

Ekipi i udhëhequr nga Natalie Lambert, filloi një studim të thelluar duke vëzhguar përvojat e të mbijetuarve të Covidit dhe duke synuar të identifikojë cilat simptoma kanë tendencë të paraqiten herët gjatë një sëmundjeje.

Për të mbledhur të dhënat e tyre, të anketuar ishin 3.905 persona të cilët raportuan se kishin raste simptomatike të Covid-19.

Konkretisht, ekipi regjistroi numrin dhe përqindjen e të anketuarve që raportuan secilën simptomë gjatë dritares së tyre 10-ditore të infektivitetit.

Mirëpo, sipas studiuesve – rezultatet përmbysën disa bindje të zakonshme për të cilat simptoma njerëzit duhet të shikojnë qysh herët.

Për shembull, studiuesit zbuluan se ndërsa 38.7 përqind e të anketuarve raportuan se kishin ethe ose dridhura në një moment të sëmundjes së tyre, vetëm 7.66 përqind raportuan ato simptoma ndodhën brenda 10 ditëve të para të infektivitetit.

Kjo thjesht tregon se në disa raste nuk kemi simptomë kryesore për diagnozën kur përvojat ndryshojnë kaq shumë dhe se disa nga simptomat që lidhen më ngushtë me virusin nuk do t’ju ndihmojnë domosdoshmërisht të zbuloni një rast. /Gazeta Shneta/

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *