Llapi gati për stinorin pranveror, të hënën i fillon përgatitjet GB

Mbase nuk ka qenë stinori që është pritur nga skuadra llapiane, por megjithatë në fund ia doli të këndellet disi.

Skuadra e Batatinës momentalisht pozicionohet në vendin e tetë me 20 pikë të arkëtuara pas 18 xhirosh, përcjell GazetaBlic.

Megjithatë, synimet brenda kampit nga “Zahir Pajaziti” do të rriten edhe më shumë në pjesën pranverore.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ekipi ka konfirmuar se të hënën fillojnë përgatitjet, ndërsa grumbullimi do të bëhet nga ora 12:00, në stadiumin e qytetit në Podujevë.

https://www.facebook.com/KFLlapi/posts/10158837274512243

/GazetaBlic/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *