Mbi 51 mijë kosovarë u infektuan me COVID-19 gjatë vitit të kaluar GB

Më 13 mars të vitit 2020, u regjistruan dy rastet e para me koronavirus në Kosovë.

Por, që prej asaj dite e deri sot, numri i të infektuarve ka shkuar në mbi 51 mijë. Por, sa prej tyre e kanë fituar betejën me këtë sëmundje dhe sa kanë vdekur nga COVID-19?

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar dje se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 174 raste pozitive me COVID-19, pas testimit të 1 mijë e 224 mostrave dhe se është regjistruar një rast i vdekjes, si pasojë e infektimit me këtë virus.

Rastet pozitive janë regjistruar në Prishtinë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan, Fushë Kosovë, Vushtrri, Podujevë, Suharekë, Prizren, Gjakovë, Drenas, Kamenicë, Pejë, Rahovec, Istog, Klinë, Malishevë, Novobërdë, Obiliq, Shtime, Skenderaj dhe Viti.

Me këto raste, numri i kosovarëve që janë infektuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 51 mijë e 502. Prej tyre, 41 mijë e 852 e kanë fituar betejën me këtë sëmundje, derisa janë regjistruar 1 mijë e 336 raste të vdekjes.

“Numri total i rasteve pozitive është 51.502 raste nga 184.737 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.336 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 445 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 41.852 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.314”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka apeluar te të gjithë qytetarët që të shkojnë e të testohen për COVID-19, sipas indakacioneve epidemiologjike, në të gjtha qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *