Milani po kalon nëpër një forme fenomenale këtë edicion të Serie A.
Në ndeshjen e parë të vitit të ri kalendarik, kryesuesit e ligës do të jenë mysafirë të Beneventos, me synimin e vetëm triumfin dhe qëndrimin në krye të renditjes tabelare, përcjell GazetaBlic.
Para pak çastesh, kuq e zinjtë përmes një komunikate zyrtare kanë publikuar listën e futbollistëve të ftuar.
Aty shihet rikthimi i Kjaer dhe Samu Castillejo, por shihet edhe munegsa e Theo Hernandez. Ylli i skuadrës do t’i mungojë Piolit në duelin e nesërm.
Lojtarët e grumbulluar për sfidën kundër Beneventos janë:
A Donnarumma, G Donnarumma, Tatarusanu; Calabria, Conti, Dalot, Duarte, Kalulu, Kjaer, Musacchio, Romagnoli; Calhanoglu, Castillejo, Diaz, Frigerio, Hauge, Kessie, Krunic, Tonali; Colombo, Leao, Maldini, Rebic.
/GazetaBlic/