Mungesa e tifozëve humbje e madhe për sportin, Elshani: Ne jetojmë për tribuna GB

Pandemia që ka shpërthyer gjatë këtij viti ka ndikuar jashtëzakonisht shumë negativisht edhe në sport.

Për disa muaj rresht aktivitetet sportive kanë qenë totalisht të ndaluara për shkak të izolimit që ishte në vendin tonë, shkruan GazetaBlic.

Sportistët, klubet dhe të gjithë akterët e tjerë ishin të ndaluar ta zhvillonin aktivitetin e tyre, atë që realisht e kishin edhe si profesion.

Me lehtësimin e masave në vendin tonë disa nga sportetet i vazhduan garat në mesin e tyre edhe Superliga e Kosovës në futboll.

Skuadrat u rikthyen përsëri në fushën e blertë, por tifozët që janë hijeshia e madhe e ndeshjeve futbollistike nuk u lejuan me vendim që të jenë në tribuna dhe vazhdojnë edhe tashmë në stinorin e ri të jenë jashtë tyre.

Natyrisht mungesa e tyre në stadiume ndikoi jashtëzakonisht edhe në rrjedhen e ndeshjeve ngase atmosfera ishte shumë e zbehtë poashtu motivi tek futbollistit vazhdon të mos jetë në nivelin e duhur.

Madje, edhe derbi të jashtëzakonshëm në Superligë nuk ishin ata që jemi mësuar ndër vite t’i shohim pavarësisht që në fushë kishte shumë herë spektakël golash e rivalitet të madh në mes skuadrave respektive.

Në shumë raste trajnerët e futbollistët kanë deklaruar që mungesa e tifozëve në tribuna po e bën futbollin jo shumë atraktiv siç jemi mësuar ndër vite t’a shohim. Një tjetër anë që ndikoi tek klubet ishte edhe ajo financiare, atje ku klubet humbën shumë të ardhura pikërisht nga mungesa e tifozëve në stadiume.

Ballkani ishte njëra ndër skuadrat e Superligës që luftoi vitin e kaluar deri në javën e parafundit për titullin kampion. Të udhëhequrit e Ismet Munishit asaj kohe ishin shumë afër që ta realizonin ëndrrën e madhe të skuadrës nga Theranda.

Udhëheqësi i tifo-grupit, “Xhebrailat” nga Theranda, Korab Elshani në një prononcim për GazetaBlic Sport tha se të qenurit jashtë tribunave për ta ka qenë shumë e vështirë aq më tepër për pozitën në të cilën ishte klubi.

“Normal që tifozi jeton për tribuna andaj e kemi përjetuar rëndë mos paraqitjen në tribuna duke pasur parasysh që klubi i Ballkanit edicionin që shkoi ishte në luftë për titull dhe kupë. Kurse, ne nuk kemi pasur mundësi t’i ndimojmë ekipit tonë. Por, uroj që të kthehemi në tribuna, sepse vëtem në tribuna shpirti ultrasit është i qetë” deklaroi Elshani.

Rikthimi i tifozëve në stadiume pritet të jetë një çështje e madhe diskutimi në pranverë, për më tepër që ka shembuj të ndryshëm në vende të tjera se s’i tifozët janë lejuar në tribuna.

/GazetaBlic/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *