Papa Françesku mesazh për Vitin e Ri: Pandemia na mësoi t’i zgjidhim bashkë problemet, 2021 qoftë vit i solidaritetit vëllazëror! GB

Ashtu si edhe në meshën e Krishtlindjes, mesazhin e Vitit të Ri Papa Françesku e dha në sallën e madhe të bibliotekës së Vatikanit.

Ndalimi i grumbullimeve, si pjesë e masave kundër përhapjes së koronavirusit e la sheshin e Shën Pjetrit të boshatisur dhe të rrethuar me barrierat e vendosura nga policia.

Gjatë fjalës së tij në sallën ku qëndronte vetëm, kreu i Kishës Katolike bëri thirrje për paqe dhe durim në përballimin e pandemisë. Në vijim Papa kujtoi se sot kremtojmë një ditë jo të zakonshme: Ditën e parë të vitit, që sivjet i kushtohet kujdesit për të afërmin e për paqen.

Ngjarjet e dhimbshme që jetoi njerëzimi në vitin e kaluar, posaçërisht pandemia, na mësojnë sa e rëndësishme është të interesohesh për problemet e të tjerëve e të ndash me ta të mira e të vështira. E kjo është sjellja që i hap rrugën paqes, sepse ndihmon për ndërtimin e një shoqërie të bazuar mbi vëllazërimin”, tha Papa.

Papa në lutjen e parë të Engjëllit të Tënzot për Vitin e ri 2021 u drejtoi të gjithë njerëzve vullnetmirë, thirrjen:

“Secili nga ne, burra e gra të kësaj kohe, jemi të thirrur ta realizojmë paqen çdo ditë e në çdo mjedis jete, duke ia shtrirë dorën vëllait që ka nevojë për një fjalë ngushëlluese, për një gjest dhembshurie, për një ndihmë solidare”, u shpreh Papa.

/Shqiptarja.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *