Personi më i vjetër në botë, feston ditëlindjen GB

Kane Tanaka, një grua japoneze e njohur nga Rekordet Botërore Guinness si personi më i vjetër në botë, sot mbushi 118 vjet, sipas mediave lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tanaka, e lindur më 2 janar 1903, festoi ditëlindjen e saj të 118-të në një objekt kujdesi në Fukuoka, Japoninë jugperëndimore, ku ajo jeton, njoftoi NHK News.

Ajo festoi ditëlindjen e saj duke duartrokitur dhe tha se planifikon të qëndrojë e shëndetshme deri në moshën 120 vjeç, raportohet më tej.

Tanaka është në gjendje të mirë shëndetësore, ha tri herë në ditë dhe ushtron, ndërsa ajo nuk ka “pothuajse asnjë shans” të takojë të afërmit e saj për shkak të masave kundër COVID-19, thuhet në lajmin e medias japoneze.

Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *