
Skuadra e Manchester United e ka nisur mbarë vitin 2021.
Manchester United ka fituar ndaj Aston Villas në ndeshjen e xhiros së 17’të të Premierligës me rezultatin 2:1, shkruan GazetaBlic Sport.
Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin 1:0, me golin e Anthony Martial në minutën e 40’të.
Në pjesën e dytë, Aston Villa e nisi më mirë dhe gjeti golin e barazimit me Traore, i cili shënoi në portën e De Geas pas 57 minutave lojë.
Por festa e mysafirëve nuk zgjati shumë, pasi “Djajtë e Kuq” e rikthyen rezultatin menjëherë me anë të mesfushorit, Bruno Fernandes, i cili realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Menaxheri i Aston Villa Dean Smith ka reaguar në lidhje me penalltinë e akorduar për Manchester United pas ndeshjes.
“Mendova se ishte një penallti në atë kohë, por e pashë pas ndeshjes dhe pashë që ai shkelte vetën e tij. Kjo është ajo për të cilën VAR nuk duhet të jetë? Penallti e gabuar” deklaroi Smith pas ndeshjes.
Player fouled: Paul Pogba
Fouled by: Paul PogbaPenalty to Man Utd pic.twitter.com/xacUFfh0LA
— Ty Bracey (@TyBracey) January 1, 2021
/GazetaBlic/