Real Madridi në krye…përkohësisht! – GazetaBlic

Real Madridi në krye…përkohësisht! – GazetaBlic

[ad_1]

Real Madridi ka kaluar në krye të renditjes tabelare në La Liga pas fitores së sotme përballë Celta Vigos.

Galaktikët triumfuan pastër 2-0, për t’u rikthyer kështu te fitorja, pas barazimin javën e kaluar me Elchen në udhëtim, përcjell GazetaBlic.

Asensio e Vasuqez ishin figura kyçe të sfidës, pasi të dytë nga njëherë shënuan, e nga njëherë asistuan për njëri-tjetrin.

Me këtë trepikësh, Real Madridi shkon në kuotën e 36 pikëve, një më tepër se rivali lokal, Atletico Madrid, por që ka tri ndeshje më pak të zhvilluara.

Në anën tjetër, Celta Vigo mbetet në pozitën e tetë me 23 pikë të tubuara pas 17 xhirosh.

Xhiron e ardhshme, “Los Blancos” i shkojnë Osasunës, kurse Celta Vigo do të jetë nikoqire e Villarealit.

/GazetaBlic/



[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *