Sergio Ramos mungon sonte në formacionin e Zidane GB

Sergio Ramos do të mungojë në ndeshjen e parë të Real Madridit në 2021, me kapitenin që vuan nga probleme në stomak.

Ai nuk është përfshirë në listën e skuadrës për ndeshjen, që do të thotë se Nacho është opsioni më i mundshëm për partnerin Raphael Varane në mbrojtjen qendrore.

Nacho luajti në një nivel të lartë kur Ramos ishte jashtë për tre javë në fillim të sezonit, shkruan GazetaBlic.

Megjithatë, kjo është ende një goditje, duke marrë parasysh që Celta Vigo janë në formë të shkëlqyeshme nën trajnerin e ri Eduardo Coudet.

E vetmja mungesë tjetër për Zinedine Zidane, ndërkohë, është ajo e Rodrygo, i cili ka një dëmtim afatgjatë.

Lista e plotë e skuadrës së Real Madrid për ndeshjen e Celta Vigo

Portierë: Thibaut Courtois, Andriy Lunin, Diego Altube.

Mbrojtësit: Dani Carvajal, Alvaro Odriozola, Raphael Varane, Nacho, Eder Militao, Ferland Mendy, Marcelo.

Mesfushorët: Casemiro, Luka Modric, Toni Kroos, Fede Valverde, Martin Odegaard, Isco.

Sulmuesit: Karim Benzema, Marco Asensio, Eden Hazard, Lucas Vazquez, Vinicius, Luka Jovic, Mariano.

/GazetaBlic/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *