Shijojini këto pamje fantastike nga Rugova, janë mahnitëse

[ad_1]

Katër ulëse, çaj i nxehtë, zjarr i ndezur dhe ndriçim përreth, e bëjnë një ambient shumë të ngrohtë në mes të borës në Rugovë. Këto gjësende i ka përdorur fotografja Arta Muqa për të shkrepur disa fotografi tejet mahnitëse në bjeshkët e Rugovës

Rugova e Pejës është vendi më atraktiv gjatë stinës së dimrit dhe jo vetëm. Sasia e borës që bie atje gjatë dimrit bën që shumë njerëz të marrin me qera hapësira banimi në mënyrë që të shijojnë sa më shumë peizazhet e bukura që ofron Rugova gjatë dimrit.

Natyrisht që atje bukurinë e rrit edhe festa e Vitit të Ri, ku me pak ide njerëzit mund të shkrepin edhe fotografi të bukura që shpesh i gjejmë nëpër revista botërore.

Është fotografja Arta Muqa ajo që ka mahnitur me disa fotografi që ka shkrepur në Rugovë gjatë natës së Vitit të Ri.

Në mes të borës e rrethuar nga malet, fotografja ka vendosur 4 ulëse, një mjet ku ka ndezur zjarr për nxehje dhe disa ndriçime të vogla, por që ambienti duket fantastik.

Fotografitë ajo i ka shpërndarë në rrjetet sociale dhe kanë marrë shumë pëlqime e komente pozitive.

Image
Image

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *