Shtrirja e Greqisë me 12 milje/ Ministri i jashtëm grek i bën telefon Olta Xhaçkës, çfarë u bisedua mes tyre – FaxWeb

Shtrirja e Greqisë me 12 milje/ Ministri i jashtëm grek i bën telefon Olta Xhaçkës, çfarë u bisedua mes tyre – FaxWeb

[ad_1]

Pasi u emërua si Ministre e Jashtem nga Kryeministri Rama, Olta Xhaçka ka marrë një telefonatë nga homologu i saj grek Nikos Dendias, njoftim të cilin e bën të ditur vet ministry grek nëpërmjet një statusi në “Twitter”.

Ministri i Jashtëm grek thekson se në komunikimet mes tyre biseda u fokusua në mardhëniet dypalëshe në vazhdën e deklaratave të kryeministrit Edi Rama, që e njohu si një të drejtë të patjetërsueshme të Greqisë shtrirjen në 12 mijlje në ujërat territoriale të detit Jon duke shkaktuar zemërimin e Ankarasë, raportojnë mediat greke.

“Kontaktova të emëruarën e re si Ministre të Punëve të Jashtme të Shqipërisë Olta Xhaçka së cilës i theksova vullnetin për të forcuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin dypalësh në adresimin e sfidave të përbashkëta”, – theksoi Denias “Twitter”.

Greqia dhe Shqipëria kanë rënë dakord të referojnë çështjen e përcaktimit të zonave detare të Jonit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, në rast se nuk gjendet asnjë bazë e përbashkët në diskutimet e tyre.

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

[ad_2]

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *